
Pse besoj te Kualicioni EuroAtlantik?
“Ask not what your country can do for you – ask what you can do for your country.”
E kam ndërtuar karrierën time akademike dhe profesionale duke besuar te meritokracia, konkurrenca e ndershme dhe fuqia e tregut të lirë. Këto nuk janë thjesht parime teorike për mua – janë vlera që i kam përjetuar gjatë formimit tim akademik dhe që i lekturoj çdo ditë në auditorët e universitetit.
Jam arsimuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku kam përfunduar doktoraturën time në Labour Market Economics në University of Birmingham. Kjo ishte një përvojë që më mësoi se si një ekonomi funksionale krijon mundësi për çdo individ, jo vetëm për ata që kanë lidhje politike apo privilegje të trashëguara.
Jam pjesë e programit prestigjioz të CERGE-EI, një nismë që mbështet akademikët e formuar në Perëndim për të kontribuar në vendet e tyre duke ndihmuar në ndërtimin e një kulture ekonomike të hapur dhe meritokratike. Ky program mbështet parimet e ekonomive euro-atlantike – ekonominë e lirë të SHBA-së dhe konkurrencën e ndershme të modelit europian perendimor.
Unë besoj në një Shqipëri ku suksesi varet nga aftësitë dhe përkushtimi, jo nga mbiemri apo lidhjet politike.
Unë besoj në listat e hapura dhe konkurrencën e lirë, sepse meritokracia është ajo që garanton përfaqësim real dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Unë besoj në një ekonomi të lirë, me ndërhyrje të vogla të shtetit, por të drejta dhe të sakta për të garantuar rregulla të ndershme për të gjithë.
Çdo ditë, në auditor te Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi", punoj me studentë që më tregojnë për sfidat e tyre – vështirësitë për të gjetur punë, për të nisur një biznes, për të ecur përpara me forcat e tyre. Kjo më shtyu të angazhohem më tej, sepse e di që sfidat e tyre nuk kanë zgjidhje vetëm në teori, por edhe në vendimmarrjen politike.
Kam zgjedhur të qëndroj në Shqipëri, sepse besoj se ndryshimi nuk ndodh duke ikur, por duke kontribuar.
Jam pjesë Koalicionit Euroatlantik (KEA) sepse besoj në një Shqipëri të integruar, me një ekonomi të fortë dhe institucione të besueshme.
Jam pjesë e kësaj gare sepse besoj në vlerat e lirisë, konkurrencës dhe barazisë së mundësive.
Më 11 Maj, voto për një politikë të hapur, të ndershme dhe të bazuar në vlerat që na bëjnë europianë dhe konkurrues në një treg global!
#KEA #Shkodra #Meritokraci #EkonomiELirë #KonkurrencëENdershme #BaraziMundësish #PolitikëNdryshe
Background-i im
Personal Profile
Dr. Elvisa Drishti është pedagoge, kërkuese dhe eksperte në fushën e ekonomisë së tregut të punës, me një karrierë të konsoliduar akademike dhe përvojë të gjerë ndërkombëtare. Diplomuar në doktoraturë në University of Birmingham dhe me MBA nga Oxford Brookes University si bursiste Chevening, Elvisa ka ndërtuar një profil të spikatur në kërkimin shkencor dhe edukimin universitar në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Prej vitit 2019 është lektore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku drejton edhe Zyrën e Ekselencës pranë Drejtorisë së Kërkimit Shkencor dhe Ndërkombëtarizimit. Angazhimi i saj përfshin zhvillimin e kapaciteteve kërkimore, mbështetjen e projekteve ndërkombëtare dhe nxitjen e standardeve të larta akademike. Ka marrë pjesë dhe udhëhequr projekte kërkimore me partnerë të njohur si Oxford Internet Institute, European Training Foundation, Western Balkans Fund, dhe është pjesë e rrjeteve shkencore europiane si P-WILL, TraFaDy dhe Skills Lab.
Fushat kryesore të kërkimit përfshijnë pabarazinë e mundësive, tranzicionet në tregun e punës, migracionin, punën dixhitale dhe politikat e integrimit evropian. Është autore dhe bashkautore e dhjetëra artikujve shkencorë dhe kapitujve libri, si dhe fituese e disa çmimeve ndërkombëtare për ekselencë akademike.
Elvisa përfaqëson një brez të ri akademikësh të angazhuar për meritokraci, zhvillim të qëndrueshëm dhe modernizim të institucioneve shqiptare, duke sjellë një frymë të re bashkëpunimi, inovacioni dhe lidershipi në shoqëri.

Edukimi
2014-2019
University of Birmingham
Kam përfunduar studimet e doktoratës (PhD) në Ekonomi të Tregut të Punës pranë University of Birmingham, Mbretëria e Bashkuar. Gjatë këtij cikli kërkimor, jam specializuar në analizën e pabarazisë së mundësive, mobilitetit social dhe dinamikave të tregut të punës në vendet në tranzicion, me fokus të veçantë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Eksperienca e fituar në një nga universitetet më prestigjioze të Evropës më ka pajisur me njohuri të thelluara akademike dhe metodologjike, të cilat i aplikoj në hulumtimet dhe projektet që zhvilloj sot në Shqipëri.
2011-2013
Oxford Brookes University
Jam diplomuar me titullin “Master of Business Administration (MBA)” në Oxford Brookes University, Mbretëria e Bashkuar, falë bursës prestigjioze Chevening Scholarship, e akorduar nga Qeveria Britanike për lidership dhe ekselencë akademike. Gjatë këtij programi, u vlerësova si “Best Performance Student” dhe përfundova studimet “me Distinction”, duke u renditur ndër studentët më të mirë të gjeneratës sime. Ky përvojë më ka pajisur me njohuri të avancuara menaxheriale, qasje ndërkombëtare dhe aftësi të forta lidershipi, të cilat i vë në shërbim të zhvillimit profesional dhe angazhimit publik në Shqipëri.
2010-2013
Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës
Jam diplomuar “Master i Shkencave në Studime Ekonomike Evropiane” (European Economic Studies) si pjesë e një programi të përbashkët (joint degree) midis Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe Universitetit të Bambergut, Gjermani. Ky program ndërkombëtar më ka mundësuar të ndërthur njohuritë e avancuara në ekonomi, politikat e Bashkimit Evropian dhe zhvillimin institucional, duke përfituar nga përvoja akademike dhe kulturore në dy prej universiteteve më të njohura të rajonit dhe Evropës. Formimi i marrë gjatë këtij masteri ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin tim profesional, duke më pajisur me kompetenca të thelluara për analizën e proceseve ekonomike dhe integruese evropiane.
Risitë më të Fundit të Fushatës

Initiativat në Arsim
Zbuloni si fushata e Elvisa Drishtit promovon arsimin dhe zhvillimin e aftësive brenda komuniteteve, hapësirë për një të ardhme më të ndritshme.

Projektet Komunitare
Eksploro projektet e rëndësishme që synojnë të fuqizojnë komunitetet dhe të nxisin zhvillim të qëndrueshëm përmes fushatës së Elvisa Drishtit.

Përpjekjet për Barazi dhe Advokim
Mësoni më shumë për iniciativat që fokusohen në advokimin për të drejtat e barabarta dhe krijimin e një shoqërie më të përfshirë udhëhequr nga Elvisa Drishti.
Bashkohu
Bëhu Ndryshimi
Pjesëmarrja juaj mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm. Bashkohuni sot për të kontribuar në një të ardhme më të mirë.
Pyetje të Shpeshta
Pyetje të Ndryshme
Qëllimet dhe Vizioni i Fushatës
Mësoni më shumë për vizionin e Elvisa Drishtit, qëllimet e fushatës, dhe si mund të mbështesni aktivisht çështjen për një të ardhme më të mirë.
Mundësi Vullnetarie
Zbuloni mënyrat e ndryshme për të qenë vullnetar dhe të kontribuoni në fushatën e Elvisa Drishtit, duke bërë një ndryshim të rëndësishëm në komunitetin tuaj.
Ngjarjet e Përfshirjes Komunitare
Informohuni për ngjarjet e ardhshme dhe mundësitë e përfshirjes së komunitetit për të marrë pjesë aktivisht në avokimin për arsimin dhe të drejtat e barabarta.